Shënoi në ndeshjen e Champions-it, shikoni notën dhe statistikat e Qazim Laçit

Qazim Laçi u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme, teksa gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës, në duelin e Ligës së Kampioneve, ndaj Salcburg, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-0. 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin që vulosi sfidën në minutën e 58-të. Laçi qëndroi në fushë 84 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.7, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

WhatsApp Image 2024-09-18 at 20.39.05

Ai realizoi 14 pasime të sakta, ndërpreu 2 aksione premtuese të kundërshtarëve, si dhe 3 nga 4 driblimet e bëra gjatë ndeshjes ishin të sakta.  

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us