Sherif Kallaku projektohet titullar, mesfushori shqiptar ‘tremb’ ekipin legjendar rumun

Sherif Kallaku po kalon një super moment në Rumani. Shqiptari është rikthyer në formacion n ëish-ekipin e Enriko Papës dhe këtë e ka bërë me gol.

Kjo ka bërë që mesfushori të projektohet titullar kundër një prej emrave më të mëdhenj të futbollit rumun.

Mesfushori shqiptar realizoi këtë mesjavë në Kupën e Rumanisë një gol me goditje mjaft bukur.

Paraqitja e tij duket se ka bindur teknikun ballkanas për t;i dhënë një vend në formacionin kundër Rapid Bukureshtit.

Ish-lojtari i Teutës do të ketë shansin të matë forcat me ekipin kryeqytetas që ka traditë në kampionatin rumun. Takimi luhet sot në Stadionul Sepsi duke filluar nga ora 7. Kallaku ka patur dhe një ekpseriencë tek Lokomotiva në Kroaci, teksa tani e gjen veten në ligën ku shumë shqiptar kanë lënë ‘shije’ të mirë.

Sherif Kallaku projektohet titullar, mesfushori shqiptar 'tremb'

Skuadra rumune e Kallakut
Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us