“Sherifi do zbresë në qytet”- Rama ironizon LaCivitan: Do shohim kush do zbresë e kush do bjerë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një komentuesi që i është referuar ardhjes në Tiranë të Chris LaCivita, strategut amerikan që pritet të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike.

“Ajo Francë e Londër na kanë lënë si kodra pas diellit. Janë kundër kombit shqiptar por ti vazhdo derisa sherifi të zbresë në qytet”, shkruan komentuesi

“Të marrsha të keqen. Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.

Lajme të tjera |  “S’ka më ‘tokë e xanun’”/ Rama publikon fotot nga hapësirat e zëna në Tiranë, thirrje bizneseve: Do të përballeni me gjoba dhe ndjekje penale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us