Sherr brenda gjimnazit “Qemal Stafa”, plagoset një 15-vjeçar

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Policia thotë se nxënësi ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë nga goditja me një mjet prerës, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Lajme të tjera |  FOTO/ Toçi mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali: Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us