Sherr masiv në burgun italian! 40 shqiptarë dh*unojne marokenin, plagosen 2 policë

Një sherr i dhunshëm është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme. Të burgosurit shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur si shkak i hakmarrjes. Mediat vendase raportojnë se dy ditë më parë një nga grupi i shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë.

Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe janë ngjitur në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit. Shqiptarët sulmuan edhe policët, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre. Si pasojë e dhunës edhe dy efektivë mbetën të plagosur.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us