Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, 17-vjeçari plagoset 3 herë me th*kë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bilal Golemi” në Sarandë, ku një i mitur është plagosur me thikë. Sipas Policisë, 17-vjeçari, nxënës në shkollën “Hasan Tahsini” është plagosur me 3 herë me thikë gjatë një sherri, ku ka marrë një plagë në stomak dhe dy në ije. Adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa thikën e hodhi në një zonë me ferra në mënyrë që ta fshihte. Cora, njihet si një person problematik për Policinë e Sarandës, pasi në janar të vitit 2024 është përfshirë në një sherr tjetër, ku ka plagosur me dorezë po një tjetër të mitur në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

Lajme të tjera |  Habemus Papam! Robert Francis është Papa i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us