Sherr mes të miturve, 14-vjeçari plagos me thikë adoleshentin në Mat

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur Burrel, ku si pasojë ka mbetur i lënduar me thikë Erjon Livani 17-vjeç. Konflikti mes dy të rinjve rezulton të ketë qenë për motive të dobëta, ku situata duket se ka agravuar dhe 14-vjeçari ka plagosur me thikë 17-vjeçarin.

Livani ndodhet në spital ku po mer mjekimin e duhur, ndërsa Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar.

Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Lajme të tjera |  Numërohen mbi 91% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us