Sherr mes të rinjve shqiptarë në Greqi, i mituri plagos me thikë 21-vjeçarin

Një incident ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shtetas shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare. Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.

Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në spitalin e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses. Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën. 21-vjeçari është arrestuar dhe pritet dëshmia e tij në lidhje me ngjarjen.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate socialistëve. Tani do patronazhohet dhe opozita, Rama po blen demokratët me vende pune

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us