Sherr mes vajzash në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike në lagjen “11 Nëntori”, në Elbasan, por këtë herë bëhet fjalë për një përplasje mes dy vajzave.

Dy vajzat e moshës 21 dhe 24 vjeç, janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive të dobëta dhe si pasojë njëra prej tyre ka goditur tjetrën me shkop gome.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us