Sherr në familje! Arrestohet babai në Lushnjë, goditi me sende të forta të birin

Rastet e dhunës në familjet shqiptare nuk kanë të ndalur. Një rast dhune ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Një baba ka dhunuar djalin e tij i cili përfundoi në spital nga plagët e marra. Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Babai është vënë në pranga nga policia, ndërsa i biri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Ministri Balla, apel deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us