Sherri i tifozëve gjatë derbit Tirana-Partizani, policia arreston katër persona dhe shpall dy të tjerë në kërkim

Sfida midis Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” solli një përplasje të fortë mes tifozëve në fundin e takimit në shkallët e stadiumit. Policia e Tiranës raporton se katër persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

“Në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin “Air Albania”, Policia e Tiranës, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, mori një sërë masash duke koordinuar punën me Federatën, ekipet dhe grupimet e tifozërive. Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme. Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Lajme të tjera |  Rama ironizon Berishën për lajmin se do udhëtonte në SHBA: Një tjetër tallje e bufit me kënetën...

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të veprime të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportive”, thotë policia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us