“Shhhh, në këtë orë kurrë mos pyesni për atë njeri”/ Zëdhënësja e PD i përgjigjet Ramës pas ironisë për Bashën: Për atë, kush s’vjedh, fle gjumë

Pas ironisë që bëri sot kryeministri Edi Rama për liderin demokrat, Lulzim Basha, vjen një reagim nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina. Rama tha se Basha duhet të jetë duke fjetur gjumë.

Ndërkohë, Karabina përmes reagimit të saj, theksoi se për kryeministrin ata që nuk vjedhin, flenë gjumë.

“Njerëzit presin zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre nga kryeministri, por ai nga njëri resort në tjetrin u ofron vetëm shfaqe bajate. Sillet si pronar i Shqipërisë, ndërsa çdo ditë shqiptarët marrin rrugët e emigrimit.

Edi Rama do të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si kryeministri që më shumë ministra dhe bashkëpunëtorë i ka brenda në burg se sa jashtë tij, prandaj për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë. Nuk mund të ketë një qeveri të korruptuar dhe një kryeministër të ndershëm, prandaj për Edi Ramën, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë.

Lajme të tjera |  Njohja e pensioneve, Italia akordon 12 milionë euro fonde për shqiptarët! Për implementimin pritet miratimi i marrëveshjes në seancë plenare

Edi Rama ka hyrë në historinë e Shqipërisë si njeriu që kriminalizoi shtetin, prandaj për të, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë.

Pas humorit dhe batutës së Ramës, fshihet frika nga drejtësia, që po ngushton lakun dhe, herët a vonë, do t’i shkojë çështjes së inceneratorëve dhe aferave të tjera korruptive deri në fund. Edi Ramën nuk e shpëton dot më as aleati i tij i kullave, as propaganda që i bëhet nga mediat që paguan me paratë e krimit dhe korrupsionit qe i ushqen”- thuhet në reagimin e zëdhënëses së PD.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us