Te Partizani në dy vitet e fundit kanë lulëzuar shitjet, që kanë rritur ndjeshëm edhe të ardhurat e klubit dhe kanë përmirësuar mënyrën e të funksionarit të klubit.
Kujtojmë shitjen e Skukës (1.4 milionë euro), Bitrit (150 mijë euro) apo Matondos (600 mijë euro), për të treguar se kjo periudhë ka rezultuar shumë e frytshme për shitjet në klubin e kuq. Partizani ka arritur të arkëtojë rreth 2.7 milionë vetëm nga shitjet, pa llogaritur bonuset nga përfaqësimi në Europë.
Nga ana tjetër, të kuqtë po punojnë në përmirësimin e infrastrukturës së ekipit, por edhe kanë bërë blerje të rëndësishme si Mba (180 mijë euro), Mehmeti (100 mijë euro) apo Qirko (80 mijë euro).