SHIFRAT/ Diaspora thellon fitoren e Partisë Socialiste, dominon me mbi 60% të votave

Përfundimi i numërimit të votave të ardhurat nga Diaspora ka thelluar fitoren e Partisë Socialiste. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reflektuar shifrat përfundimtare dhe ajo që shohim është se selia rozë ka marrë 61.1% të votave.

SHIFRAT/ Diaspora thellon fitoren e Partisë Socialiste, dominon me mbi 60%

VOTAT

KQZ shënon se deri më tani janë vlerësuar 201 mijë e 922 zarfa, por nuk janë refletuar një pjesë e carfave B të cilët nuk janë skanuar në pritje, por janë administruar në kutitë e votimit dhe po verifikohen manualisht me manifestin e DHL.

Nga zarfet e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 122070 vota, ndërsa koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 47018 vota, 23.55%. Nisam Shqipëria Bëhet mund të konsiderohet forcë e tretë në Diasporë pasi ka marrë 14786. Më pas vjen Mundësia me 5926 vota, Lëvizja Bashkë me 4344 dhe Partia Socialdemokrate me 2326. Tashmë numërimi po bëhet për votat preferenciale që do të vendosin futjen e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Edi Rama zbulon dokumentin që (motra) Meloni solli në Shqipëri: Nga 1 Qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë pension

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us