Shiu i pranishëm gjatë gjithë ditës! Si do jetë moti dhe temperaturat për sot

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale kryesisht në relievet malore. Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 19°C

në zonat e ulëta 10 deri 26°C

në zonat bregdetare 13 deri 26°C

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us