Shkaktoi polemika fetare, Turqia gjobit serialin televiziv

Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) vendosi një gjobë administrative dhe dy pezullime programesh në FOX TV, ku u transmetua seriali “Kızıl Goncalar”. Dënimi është dhënë me arsyetimin “në kundërshtim me vlerat kombëtare dhe morale të shoqërisë”.

İlhan Taşçı, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë i zgjedhur nga kuota e Partisë Popullore Republikane (CHP), në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se RTÜK u përkul para sekteve dhe komuniteteve.

“Këshilli i Lartë vendosi një gjobë administrative prej 3% dhe dy dënime për pezullimin e programit për serialin televiziv Kızıl Goncalar, i cili tregon në mënyrë imagjinare “fytyrën” e sekteve dhe komuniteteve, për të qenë në kundërshtim me ‘vlerat kombëtare dhe shpirtërore të shoqëri’.”

Pse seriali krijoi polemika?

Lajme të tjera |  Vajza të nxehta të showbizzit dhe meshkuj beqarë, kush janë emrat e rinj që do të bëhen pjesë e “Big Brother Vip” (FOTO)

Episodi i parë i serialit Kızıl Goncalar u transmetua në FOX TV më 18 dhjetor. Kur Meryem, personazhi i luajtur nga Özgü Namal, mëson se vajza e saj Zeynep kërkohet të martohet me djalin e shehut të sektit, ajo fillon të ‘luftojë’ për ta parandaluar lidhjen e kurorës. Shumë skena në episodin e parë të serialit trajtojnë tema si martesa e fëmijëve të sektit në moshë të re, mosdërgimi i vajzave në shkollë dhe dhuna në Kurset e Kuranit. Të gjitha këto ngjarje të portretizuara krijuan polemika.

Pas transmetimit, Komuniteti İsmailağa bëri thirrje që seriali të hiqej nga transmetimi. Ndaj dhe me vendim të Ministrisë së Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale u anuluan edhe lejet e xhirimit të serialit në Okmeydanı Darülaceze.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us