Eugen Prifti është emëruar drejtor i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Bëhet me dije se janë shkarkuar nga puna edhe 5 punonjës të kësaj drejtorie.
Vendimi është marrë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme një ditë më parë. Të premten janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit të legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj drejtorie. Këto dosje do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës, për hetime të thelluara.
Pak ditë më parë, oficerë të Komisariatit të Policisë së Sarandës kanë zbarkuar në zyrat e ASHK-së në Sarandë. Ata kanë kryer kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente, pas një hetimi që ka nisur, për shkelje të ndryshme. Pikërisht shkeljet e dyshuara kanë çuar në shkarkimin e drejtoreshës së ASHK-së në Sarandë, Aida Demi./ZËRI/