Shkarkuan nga detyra Nuri Sahin, Borussia Dortmund i beson stolin trajnerit danez

Nuri Sahin u shkarkua nga detyra e trajnerit të Borussia Dortmund. Humbja 2-1 përballë Bolognas në Champions League ishte fatale për Sahin, gjë që solli shkarkimin e tij.

Klubi gjerman ndërkohë është në kërkim të “timonierit” të ri të ekipit, por deri atëherë ia ka besuar stolin Mike Tullberg. Ky i fundit është trajneri i ekipit U19 të verdhezinjve, por do të jetë ai në stol në sfidën përballë Werder Bremen në kampionat.

39 vjeçarit danez i besohet kështu stoli i ekipit të parë, i cili ndoshta mund të jetë edhe trajner deri në fund të sezonit. Megjithatë, pritet të shihet si do të shkojë aventura e tij me yjet e Borussia Dortmund.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Klubi i Kategorisë së Parë “plas bombën” në merkato, arrin akordin me ish-sulmuesin e Partizanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us