Shkatërrohet banda e ish-grabitësve, ‘kapoja’ një shqiptar

Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një bandë ish-ushtarësh nga Evropa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Málagas. Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën, duke përfshirë edhe kreun e bandës, të dyshuar nga Shqipëria. Po ashtu, u gjet bizhuteri, ora, para dhe armë.

Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella. Policia thotë se të dyshuarit ishin shumë të aftë në grabitje dhe vjedhje. “Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundërvëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

“Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet”, shton ai.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Policia e përshkroi atë si një ekspert. Shtëpitë në qytetin e Málagas, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës. Në të paktën katër grabitje, policia thotë se është përdorur dhunë fizike.

Policia thotë se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas. Kombësia e pesë gangsterëve të tjerë të dyshuar nuk janë bërë publike./BBC 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us