Shkatërrohet rrjeti mafioz i drejtuar nga shqiptari në Spanjë, 17 të arrestuar! Sekuestrohen vila luksoze dhe 13 makina

Autoritet spanjolle kanë çmontuar në provincën e Valencias një nga organizatat kriminale më aktive, e drejtuar nga shqiptarë, dhe merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar të kokainës.

Më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe 17 persona janë arrestuar, duke përfshirë ‘kokën’ e grupit, i njohur për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.

Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete.

Operacioni është zhvilluar prej dymbëdhjetë muajsh dhe janë kryer tre faza ekzekutimi. Hetimi nisi në fillim të vitit 2023 pasi u mësua për ekzistencën e një organizate kriminale që, e drejtuar nga shtetas shqiptarë me banim në Valencia, i dedikohej trafikut të kokainës në shkallë të gjerë si dhe pastrimit të parave.

Fillimisht u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani me bazë në Spanjë.

Lajme të tjera |  Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

Hetuesit identifikuan më pas edhe anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal, gjë që i lejoi ata të specifikonin strukturën si dhe zbulimin e disa shtëpive luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us