Shkëlqim Bega hyn sot në Big Brother VIP, por kush është ai dhe çfarë e lidh me Egla Cenon?

Një surprizë e madhe po pret shikuesit e “Big Brother VIP” këtë mbrëmje. Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë së famshme.

Ndërsa Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe njihet nga publiku, hyrja e tij në BBV vjen si një veprim i papritur, pasi ishte zgjedhur “rastësisht” nga një giveaway për të qenë një banor i thjeshtë, jo VIP.

Në faqen zyrtare të “BBV” është shtruar një pyetje intriguese që na bën të mendojmë: “Çfarë e lidh banorin e ri me Eglën?” Kjo pyetje ka shtuar kureshtjen e publikut për marrëdhënien misterioze mes Begës dhe Egla Cenos, tjetër banore e shtëpisë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Më shumë detaje mbi këtë lidhje pritet të zbulohen këtë mbrëmje në Prime. Shikuesit janë të ftuar të ndjekin për të mësuar se si do të ndikojë kjo hyrje e re në dinamikën e shtëpisë dhe si do të reagojnë banorët e tjerë.

Shkëlqim Bega hyn sot në Big Brother VIP, por kush është ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us