Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në të njëjtën linjë me Shkëlzen Berishën, tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me çështjen Gërdeci. Në dalje të GJKKO-së, Mediu u shpreh më mënyra se si po ndiqet çështja ndaj tij tregon se nuk ka asnjë interes për zbardhjen e të vërtetës së shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve.
Fatmir Mediu: Prokuroria është duke thirrur dëshmitarë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen, po e kthejnë në një proces jologjik. Është një lojë tërësisht mediatike, që nuk i shërben të vërtetës. Çështja jo vetëm që është hapur në mënyrë të paligjshme, por duket qartë se nuk ka asnjë interes që ti shkohet kësaj çështje deri në fund. U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës që ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun.