Shkëlzen Berishës nuk i gjendet adresa, nuk paraqitet në GJKKO

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk është paraqitur në seancën e sotme që u mbajt në GJKKO, për çështjen Gërdeci. Kjo për shkak se Shëlzen Berisha nuk është njoftuar për seancën e ditës së sotme, pasi sipas prokurorit në dëshminë e parë ai ka dhënë një tjetër adresë banese, ndërsa tashmë ka ndryshuar vendndodhje.

Ndërkohë do të dërgohet kërkesa në adresën e banesës, për tu marrë në pyetje në seancën e radhës.

Seanca u shty për datën 27 dhjetor, në orën 09.00. Ndërkohë që sot dha dëshminë e tij ish-ministri o drejtësisë Aldo Bumçi, i cili nuk pranoi që të kishte informuar Shkëlzen Berishën për fabrikën e demontimit të armëve.

Thirrja e Shkëlzen Berishës në të njëjtën seancë me Aldo Bumçin, lidhet me faksin që ky i fundit i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, në pjesën e sipërme të dokumentit në krahun e majtë.

Përveç këtij dokumenti, djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.

Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria, ndërsa në gjykatë ata mbyllin listën e parë prej 52 dëshmitarësh.

Në procesin për Gërdecin, pritet të pyeten më pas pjesa e dytë e listës, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe ushtarakë të pandehur më parë për çështjen, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë që prej vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us