“Shkëmbi nuk duhej hequr”, ish-trajneri i Tiranës analizon situatën: Uroj që të mos bjerë nga Superiorja

Erbim Fagu ka folur në News24 rreth sezonit të Tiranës, rikthimit të Shkëmbit si dhe shumë gjërave që kanë të bëjnë me bardheblutë.

Kujtojmë, që ish-futbollisti ka luajtur dikur me kryeqytetasit dhe i njeh mjaft mirë. madje, Fagu ka drejtuar ekipin jo vetëm më larg se sezonin e kaluar. Ai beson se strategjia e drejtuesve qe e gabuar për të hequr direkt dorë nga trajneri korçar. Kjo u pasqyrua me “rokadën” e papritur tani gjërat nuk janë aspak komode për ekipin e Superiores.

“Uroj që mos të bjerë nga kategoria, pasi nuk ia uroj kurrë Tiranës që të luajë një kategori më poshtë. Shpresoj që me Shkëmbin të lëvizin disa gjëra.

Dinamo më e avantazhuar se Partizani. Po të shikosh stolin e dinamovitëve, ka emra që mund t’i  fusësh në formacion. Partizani është dobësuar goxha me ikjen e disa lojtarëve. 

Kjo nuk është normale aspak, të paktën nga ana profesionale. Shkëmbi nuk duhej hequr, pavarësisht rezultateve që nuk ishin të duhura. Ai e njihte skuadrën. 

Tirana u mundua të krijojë një ekip me lojtarë të ri dhe të etur, por jo çdokush mund të luajë me Tiranën. Tirana ka patur përherë futbollistë me peshë”, u shpreh Fagu.

Lajme të tjera |  “Kohë të vështira prej dëmtimit”, Elvis Kabashi besnik ndaj Reggianas: Kam patur oferta, por kurrë s’kam menduar të largohem

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us