Shkëmbimi i pengjeve, Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin

Izraeli dhe Hamasi kanë zgjatur edhe me një ditë armëpushimin gjashtë ditor, për të lejuar negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Armëpushimi ka lejuar futjen e ndihmës humanitare shumë të nevojshme në Gaza pasi pjesa më e madhe e territorit bregdetar prej 2.3 milionë banorësh, u reduktua në djerrinë nga bombardimet e Izraelit në përgjigje të një tërbimi vdekjeprurës nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Ushtria izraelite në një deklaratë, lëshuar disa minuta përpara përfundimit të armëpushimit të përkohshëm, bëri me dije se do vijojnë përpjekjet e ndërmjetësve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në varësi të kushteve si dhe pauza operacionale do të vazhdojë, shkruan Reuters.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Hamasi, i cili liroi 16 pengje në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë, tha në një deklaratë se armëpushimi do të vazhdojë për të shtatën ditën.

Kushtet e armëpushimit, duke përfshirë ndalimin e armiqësive dhe hyrjen e ndihmave humanitare, mbeten të njëjta, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Katarit. Katari ka qenë një ndërmjetës kyç midis palëve ndërluftuese, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us