Shkodra ‘blu’/ Bardh Spahia hyn në Kuvend, PSD me 2 vende, futet Tom Doshi, Bilali e PS, jashtë

Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet në Shkodër duke siguruar 5 mandate. Në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 8278 vota.

Partia Socialiste ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha. Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj.

Forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

Lajme të tjera |  Nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit, Lefter Maliqi: Nuk dorëzohem, zgjedhjet do të përsëriten

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us