Shkodrani hero në Londër! Shpëton nga mbytja 7-vjeçaren: Do të ishte peng jete mos ta bëja!

Hismet Smakaj nga Shkodra, prej shumë vitesh banues në Londër, është kthyer në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumin Thames një fëmijë 7 vjeç. Top Channel ka mësuar se të shtunën e 17 majit 65-vjeçari shqiptar kishte dalë me bashkëshorten për ecje buzë lumit në zonën e Newham në lindje Londrës.

Panë një vajzë të vogël, e cila kaloi barrierat e pasi bëri disa hapa u hodh në lumë. Pa u menduar dy herë, Hismet Smakaj hoqi rrobat dhe u hodh në lumë duke shpëtuar vajzën pesë metra larg vendit ku ajo u hodh duke e sjellë në breg. Shumë kalimtarë u mblodhën duke parë shpëtimin e vajzës e duke duartrokitur e dhe me zë të lartë përmendën fjalën…HERO. Pas ardhjes të policisë dhe ambulancave, u mësua se vajza ishte autike.

Lajme të tjera |  Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim Vis Pupa, bashkëshortja para drejtësisë

I kontaktuar prej gazetarit Muhamed Veliu, Hismet Smakaj thotë se “nëse nuk do ta shpëtoja vajzën do më mbetej peng tërë jetën”.

Në rrëfimin e tij, Smakaj u shpreh se “u ndje i kënaqur kur mundi ta kapë vajzë, teksa ishte mbi ujë e nuk shkoi poshtë e të humbte në baltën e lumit”. “Pa asnjë hezitim do ta bëja përsëri atë që bëra”, thotë shkodrani hero Hismet Smakaj.

I pyetur nëse është kontaktuar prej prindërve të fëmijës që shpëtoi, Hismeti tregon se kjo nuk ka ndodhur ende.

“Nuk e di nëse vajza vijon të jetë në spital apo ka shkuar në shtëpi. Kam shumë dëshirë të mësoj si është ajo”, deklaron Smakaj.

Lajme të tjera |  Këlliçi: Duam të marrim mandatin e Alimehmetit. Ja rrugët që do të ndiqen

Ngjarja me protagonist Hismet Smakajn është një rast krenarie për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, i anatemuar në mënyrë konstante nga politikanët me prirje ekstremisht radikale dhe media ishullore që i ka kthyer ata në “gjahun” e preferuar, duke ndërtuar stereotipin e gangsterëve më të tmerrshëm se vetë ata britanikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us