Shkoi të merrte peshk për familjen e s’u kthye më! Vdes shqiptari në Itali

Ishte ora 20:30 e mbrëmjes të premten, koha e darkës me familjen, të cilën Arturi nuk e kapi dot. Ai kishte shkuar të merrte peshk për familjen e tij dhe po kthehej për në banesë, kur 100 metra pranë shtëpisë u përplas me një automjet tip “Fiat 500”.

«Gjithçka është në rregull, po vij,”- i tha Arturi djalit të tij të madh, Mariglenit, pak momente para se të ndodhte përplasja.

Por koha kaloi dhe lokacioni i telefonit të tij celular e tregoi duke qëndruar i palëvizur në rrugë, në Via Claudia, në qendër të Concordia Sagittaria, 300 metra larg kishës.

Marigleni e thirri përsëri, por këtë herë nuk mori përgjigje. Ata u çuditën të gjithë, vajza Martina dhe e shoqja. Kështu që të gjithë dolën jashtë, ndaluan aty ku i çoi lokacioni i telefonit dhe e gjetën Arturin në tokë të rrethuar nga ambulanca, zjarrfikësit e karabinierët.

Artur Çela ishte 50 vjeç, një punëtor ndërtimi, i cili kishte mbërritur në Concordia nga Tirana më shumë se njëzet vjet më parë, duke gjetur punë në Zoppelletto në Gruaro në vitin 2000, duke ndërtuar familjen e tij dhe duke u bërë i dashur si qytetar dhe punëtor.

Ngushëllime pati edhe nga kryetari i bashkisë Concordia, Claudio Odorico, në emër të të gjithë Bashkisë dhe nga kryetari i bashkisë Portogruaro, Luigi Toffolo, i cili është mjek dhe e njeh mirë Mariglenin, një punonjës shëndetësore. Për qytetin, kjo është hera e dytë që njerëzit kanë mbajtur zi në më pak se 15 ditë midis festave të Pashkëve dhe fundjavës së gjatë të 1 Majit. Më 19 prill, në Via del Rio, sipërmarrësi 51-vjeçar i ndërtimit Luca Polito humbi jetën teksa po testonte Lamborghinin e tij të ri.

Lajme të tjera |  Berisha në Vlorë: Jam zotuar para Ismail Qemalit, Ramën do e largoj nga Shqipëria

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us