Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar një shqiptar. Aksioni u ndërmor nga skuadra kundër pedofilëve. Emigranti shqiptar Gazment Asllani u kap në flagrancë nga policia, pasi ra në kurthin e agjentëve, që shtireshin sikur janë minorenë në faqet online, që përdoren nga pedofilët.
Asllani mendonte se ishte duke biseduar me një 13-vjeçare, por pas kompjuterit ndodhej një anëtar i ekipit kundër pedofilisë. Momenti kur shqiptari u kap është filmuar nga kamerat. Gazment Asllani iu lutet agjentëve në një moment, duke thënë se pas kësaj, ai do të riatdhesohet në Shqipëri. “Kam paguar shumë para për të ardhur këtu. Nëse arrestohem, do të më kthejnë sërish në Shqipëri”, tha ai.