Shmanget tjetër tragjedi në lumin Buna, 49-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura

Një tjetër person ka tentuar ti jap fund jetës duke u hedhur në lumin Buna. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar i cili u shpëtua nga forcat “Shqiponja”. Bëhet me dije se shtetasi N.V. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë;

Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49-vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Ky është rasti i tretë kur një person tenton te hidhet nga Ura e Bunës për tu vetvrarë. Rasti i parë ishte ai i Alma Arrazit, e cila u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Për këtë ngjarje u prangos bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që e shtyu 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Rasti i dytë ishte i një 27-vjeçareje që tentoi t’i jepte fund jetës bashkë me katër fëmijët e mitur, duke u hedhur në lumin Buna,ajo ishte e divorcuar dhe jetonte me prindërit e saj por u shpëtua nga Policia

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us