Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Katër makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferi të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-Kënetës.
Sakaq shoferi i dehur është shoqëruar për më tepër, në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.