Shokuese në Greqi! Gjyshi përdhunoi mbesën që në moshën 9-vjeçare

Shok dhe neveri shkaktojnë detajet e veprimeve të 78-vjeçarit të arrestuar në Keratsini për përdhunimin e të miturës. Siç raporton Protothema.gr, e mitura ishte mbesa e 78-vjeçarit dhe që prej vitit 2017, pra që në moshën 9-vjeçare, po përjetonte ferrin në duart e tij.

Më konkretisht, 78-vjeçari, të paktën nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të vitit 2019, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke kapërcyer rezistencën e fëmijës, ka detyruar mbesën e tij atëherë 9-vjeçare, të tolerojë aktet seksuale.

Aktet e turpshme kanë ndodhur në shtëpinë e 78-vjeçarit, teksa nëna e fëmijës ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë me gjyshen e vogëlushes. I akuzuari dyshohet për përdhunimin e të miture dhe akte seksuale ndaj saj.

Lajme të tjera |  “Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi”, Gjiknuri - opozitës: Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Në fakt, siç rezultoi nga hetimi i ELAS-it (policia greke), herën e parë që 78-vjeçari ngacmoi mbesën e tij, ai filloi t’i prekte organet gjenitale, duke e pyetur vazhdimisht nëse i pëlqente. Burri u arrestua mëngjesin e së premtes (2/2) dhe akuzohet për përdhunim të përsëritur të një të miture, akte seksuale të përsëritura dhe abuzim me një të mitur nën moshën 14 vjeç./Protothema – ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us