Gazetarja Ledjona Xheladinaj është bërë e njohur për publikun me rastet e pedofilëve që ka ndjekur gjatë punës së saj në emisionin “Piranjat”. Për punën e saj, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, ajo i ka treguar aktores Egla Ceno. Në rrëfimin e mëposhtëm i tregon historinë e një vajze të përdhunuar, të cilën e ka mbajtur vetë në shtëpi për 5 ditë.
“5 ditë ndenjë në shtëpi, çfara haja unë, hante ajo. E gjeja duke qarë më thoshte do vras veten. E merrja me vete në punë pa e identifikuar që është ajo. Kemi bërë gjithë dokumentacionin për ta dërguar jashtë. I ka ndryshuar jeta. Vetëm më shkruan letra dhe më dërgon mesazhe,”-tregon gazetarja.
Shoqja e Ledjonës, Bora Korkuti ka publikuar këtë video, duke treguar se ajo është censuruar nga “BB VIP” dhe nuk është publikuar nga ta.
“Ja video e censuruar nga Big Brother Vip ku Ledjona tregon historine e nje vajze te perdhunuar. Ne vend te saj jane publikuar pa fund gjate githe dites videot e Ilnises dhe Sares,”– shkruan ajo.
VIDEOJA E RRËFIMIT: