Shorti sjell FESTË tek Partizani dhe Vllaznia, goglat tregohen “bujare” me dy ekipet e Superiores

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës, duke nisur nga ora 16:00, filloi hedhja e shortit për Conference League. Vllaznia dhe Partizani njohën kundërshtarët në fazën e parë kualifikuese të këtij kompeticioni.

Partizani do të përballet me Nomme Kalju, një skuadër nga Estonia. Ndërsa skuadra e Vllaznisë do të luajë në raundin e parë kundër skuadrës nga Letonia, të quajtur Daugavpils.

Kundështari i Partizanit, pra Nomme Kalju FC është një skuadër e cila është shpallur dy herë kampione në Estoni, ka fituar 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Ndërkohë kundërshtari i Vllaznisë, letonezët e Daugavpils kanë fituar vetëm një herë Kategorinë e Parë, por jo titullin në elitë.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us