Shpallet në kërkim Trifon Murataj i “Banaking”, policia zbulon ngjarjen e rëndë

Shpallet në kërkim nga policia administratori i “Bana King”, Trifon Murataj.

Shkak është bërë dëmtimi i një punonjësi në vendin e punës. Mësohet se A. G., 48 vjeç, banues në Durrës ka pësuar dëmtime në sy gjatë punës. Mësohet se 48-vjeçari ka humbur shikimin në njërin sy.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us