Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se beteja politike në Shqipëri është në një fazë të ashpër dhe zhvillohet në të gjitha frontet. Ai paralajmëroi se ditët kur ambasadat e “narkodiktatorit” Rama do të rrethohen nga populli i zhgënjyer nga manipuluar vota, janë afër.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama për “armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve” dhe tha se ky mandat nuk do të jetë i gjatë për të. Ai premtoi se Rama do të përgjigjet “1 me 1” për atë që e quajti “masakër elektorale”, të kryer në mënyrë të hapur dhe pa asnjë kufizim
“Beteja është e hapur në të gjitha frontet, shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli që iu shkelmua vota. Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”, tha Berisha.