Në fshatin Gjonç të Fierit, prej dekadash, fermerët janë marrë me mbarështimin e gjelave të detit në mënyrë bio. Por ky zanat po përballet çdo vit me sfida gjithnjë e më të mëdha.
Pavarësisht cilësisë, konkurrenca nga importet dhe rënia e fuqisë blerëse kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të gjelave të rritur në këtë zonë. Fermerët ankohen se gjelat e detit të importuar, veçanërisht ato nga Greqia, shiten me çmime më të ulëta, duke i detyruar ata të shesin prodhimin e tyre nën kosto.
“Kam 30 vite që ushtroj këtë zanat. Në fillim, ishte ndryshe. Nuk kishte mall nga jashtë dhe njerëzit e vlerësonin produktin bio, thotë një fermer i zonës. Sot po i shes me 800 lekë të reja kilogramin, ndërkohë që misrin e blej vetë. Me këtë çmim nuk mbulojmë dot shpenzimet, pasi harxhimet janë të larta. Nuk ka ujë dhe jemi të detyruar të blejmë gjithçka, përfshirë ushqimin për gjelat”, -thotë një prej fermerëve.
Fermerët shpjegojnë se rritja e gjelave të detit kërkon përkushtim dhe kujdes të madh, sepse janë shumë delikatë dhe shpesh sëmuren. Për këtë arsye, kostoja e prodhimit është e lartë dhe ata janë të detyruar të kërkojnë një çmim mbi 10 mijë lekë për kilogram, një shifër që shumë konsumatorë nuk mund ta përballojnë.
Me gjithë problemet fermerët e kësaj zone çdo vit i përkushtohet rritjes së shpendit të festave.