Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në rajon

Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve janë në trend rënës pas pandemisë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024. ( shiko grafikun më poshtë).

Lajme të tjera |  Rama mesazh demokratëve: Nëse nuk votoni dot 5-ën, mos dilni fare më 11 maj. Mos u merrni me bufin, se ai ka rrëshqitur, s'është në metro

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, te gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët. Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Lajme të tjera |  “SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”, Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata, Sorosi...

Këtë vit Bosnjë-Hercegovinë (FBiH) zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %

Mali Zi vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar ketë vit./ Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us