Shpenzimet për arsimin zbresin në 2,9% të PBB-së, niveli më i ulët të paktën që nga 2011

Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi më shumë të ardhura, shpenzimet publike për sektorët prioritarë të vendit, arsimi dhe shëndetësia kanë shënuar ulje në vitin 2022 si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, në vitin 2022 shpenzimet publike në sektorin e arsimit ishin 62.9 miliardë lekë ose 2,9% e PBB-së. Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje.

Gjithashtu shpenzimet publike për shëndetësinë ishin sa 2.98% e PBB-së më 2022 sipas INSTAT. Si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pikë përqindje në raport me 2021, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Lajme të tjera |  Vaji i ullirit të Dumresë…Fermerët ankohen për çmimin

Dy shërbimet themelore publike arsimi dhe shëndetësia janë të nën-financuara në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe Europës. Financimet në arsim kanë kthyeshmëri të lartë në krahasim me sektorët e tjerë, pasi rrisin kualitetin dhe aftësitë e kapitalit human. Një forcë pune e mirë-arsimuar është në gjendje të çojë përpara një model më të avancuar ekonomik.

Përgjatë gjithë tre dekadave të tranzicionit shpenzimet në kanë qëndruar në rreth 3 për qind të PBB-së.

Në mënyrë krahasimore, në lidhje me shpenzimet në arsim si përqindje e PPB-se, treguesi i Shqipërisë është poshtë vendeve të rajonit që financojnë 4-5% të PBB për arsimin dhe poshtë vendeve të OECD që financojnë 6-7% të PBB-së tyre për arsimin.

Sakaq sektori i arsimit po tkurret si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë që ka çuar në uljen e nxënësve në klasa. Hapësirat financiare po zgjerohen dhe ekspertët e shohin si mundësi të artë për rritjen e financimeve sidomos për universitet dhe kërkimin shkencor.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Përgjatë tre dekadave të tranzicionit sektorit i arsimit në vend u tkurr me rreth 35%, nga rënia e numrit të nxënësve. Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të kemi sërish rënie dhe do të ketë përgjysmim të studentëve.

Rënia e lindjeve emigracioni i përqendruar në moshat e reja pritet të çojë numrin total të studenteve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us