“Shpenzuam 24 milionë euro dhe u shokuam”, zyrtari i Besiktas: Transferimi i Muçit nuk ia vlejti, nuk luan as në Kombëtare

Ernest Muçi u transferua me shumë bujë te skuadar e Besiktas në Turqi. Lojtari shqiptar bëri një hap të madh në karrierë. Fillimisht u duk sikur lojtari u ambientua shumë shpejt duke fituar besimin e drejtuesve me paraqitjet e tij, por gjërat ndryshuan gjatë rrugës.

Lojtari pati një rënie  dhe tashmë ende nuk ka mundur të rigjejë formën e tij më të mirë. Në Turqi duket se janë penduar për transferimin e ish-it të Tiranës. Samet Ajbaba ishte kordinator i përgjithshëm i skuadrës turke në momentin që është bërë transferimi i sulmuesit.

Ajababa është shkarkuar ditët e fundit nga ky post dhe në një deklaratë të dhënë ka zbuluar edhe prapaskenët e transferimit të Muçit. Turku ka theksuar se transferimi i Muçit ishte i dështuar dhe diçka të tillë ua kishte bërë të ditur edhe menaxherit dhe drejtuesve. Për ta sjellë në Stamboll u shpenzuan shuma të mëdha parash për të cilat tashmë nuk ia vlejnë, pasi sulmuesi sipas tij nuk luante as në ekipin Kombëtarë.

Lajme të tjera |  13.5 milionë euro, klauzolë largimi dhe bonus extra për firmën, zbulohen DETAJET e kontratës 4-vjeçare të Mirlind Dakut

“Menaxhmenti na pyeti për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar. E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Por më pas pamë që u shpenzuan gjithsej 24 milionë euro për këta dy lojtarë. Sigurisht që u shokuam”, ka theksuar Ajbaba.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us