“Shpërndajnë shumë urrejtje”, Balina Bodinaku kërkon përjashtimin e këtyre dy banoreve nga BBV

Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë.

Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin.

Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën.

Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.

“Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh. Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër”, shkruan Balina Bodinaku.

“Shpërndajnë shumë urrejtje”, Balina Bodinaku“Shpërndajnë shumë urrejtje”, Balina Bodinaku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us