Shpërndanin kokainë në Korfuz/ Shkatërrohet grupi shqiptar, 14 të arrestuar (EMRAT)

Policia greke ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit.  Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i kërkuar nga Interpol Tirana si dhe një ish-polic grek.

Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Personat e arrestuar janë:

Lajme të tjera |  Humbja në zgjedhje, Çollaku: PD duhet të mbajë përgjegjësi, nuk mund të presim çfarë thotë dhe bën Berisha

Romeo Bici
Bernard Arapi
Edlira Qendro
Enivled Aliaj
Donald Aliaj
Endri Hoxha
Klement Hoxha
Nikolas Paktitis
Anastasia Simati
Dhimitra Handrinou
Theodhoros Petropulos
Kristoforos Athanasios ish polic grek
Andreas Komianos
Theodhoros Kurkulos

Në kërkim u shpallën:

Laert Beleri
Anest Bino
Mirel Mustaka
Miklovan Deneko
Olena Ivanova

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us