Nënë e bir kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë. Raportohet se shkak është bërë një defekt në bombolen e gazit, e cila ka krijuar rrjedhje. Raportohet se ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./