Shpërthen Myslim Murrizi: Deputetët janë vemje! Nuk jam leckë këpuce që të pres për një karrige të qelbur në Kuvend

Ish-deputeti Myslim Murrizi e konsideron një teatër të pështirë situatën mes grupeve politike në vend.

Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta kuptojnë këtë situatë, ndërsa i quajti deputetët e Kuvendit vemje që presin për të pasur një vend në Kuvend.

“Nëse shkojmë dhe u imponohemi qytetarëve shqiptarë që o do të zgjedhësh kryehajdutët e Ramës ose hajdutët që u bënë të urryer në 2013, nuk është zgjidhje kjo. Të jeni të bindur që nuk fitojmë besim dhe nuk shkundim zemra qytetarësh opozitarë, por dhe socialistë që kanë votuar Ramën që u janë të mërzitur, në mllef apos që e urrejnë qeverinë Rama nga prerja në besë se çfarë u premtoi në fushatë apo çfarë bëri realisht, ky që flet në Shëngjin për legalizimin, mbani mend atë kur u ul në gjunjë në Kamëz me Pjerin Ndreun, nëse nuk legalizohen do të jap dorëhqejen, keni ujë sot?

Një muaj me Lulin, tre muaj me Mulin, tre muaj me Berishën, tre muaj nuk e dinë as vetë se ku janë, nuk i lënë. Basha bën pjesë tek ai grup njerëzish që unë fola, Basha ka qenë kalë nga 2005 deri në 2013, nëse është kujtu sot për të fol për mëkatet e qeverisjes së Berishës është shumë i vonuar, dua ta thotë një njeri që nuk ka qenë pjesë e tenxheres së atij pushteti, nuk njihnin as normë as gjë, duke qenë edhe LSI me ata, shif rrushi rrushin edhe piqen.

Lajme të tjera |  Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin

Nuk lejohet të punosh një asnjë institucion kur je deputet, i kemi parë ato përralla në 2005, sot jemi në 2025 gati, ata të 2005, për ata që i besuan, se unë kam qenë armik në atë kohë, s’kam qenë pjesë e pushtetit 2005-2013 sepse nuk jam leckë këpuce, vemje që të pres për një karrige të qelbur në Kuvend në paradhomë të kryetarit, kam kandidu i pavarur dhe 100 herë të më kthesh në kohë 100 herë atë do të bëj, në 2005 e di që pati deklaruar 700 mijë dollarë, unë po flas për 2022, në kohë pandemie e kishte rrit pasurinë me 1 milionë e kusur euro, nuk lejohet deputet të punosh në asnjë organizëm ndërkombëtar, ai nëse është 007…, kishte tjetërsu pasurinë, edhe Basha mund të ketë pasur qejf për të përfituar sa më shumë nga rrëmbimi i vulës së PD, nga zvarritja në kalendrat greke pavarësisht në shkallë gjykate, që të futej në zgjedhje duke pasur vulën si hajdut, për të përfituar sa më shumë njga kjo situatë ku pjesa më e madhe reale e opozitës s’është as mish as peshk, por nuk e lënë dhe unë kam bindjen që edhe nëse nuk e kanë kuptuar akoma ndërkombëtarët teatrin e pështirë të këtyre që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë paratë me njëri-tjetrin prej 30 vitesh, i ftoj ta kuptojnë”, tha Murrizi në emisionin “Breaking” në Top News.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us