Shpërthim masiv gazi, 2 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Një shpërthim i madh gazi i cili ndodhi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur të paktën 222.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 (20:30 GMT), duke shkaktuar një zjarr gjigant tha një zëdhënës i qeverisë. Shumë banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan gjatë këtij shpërthimi. Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.

Zjarri u përhap gjerësisht dhe një cilindër gazi fluturues kishte goditur një depo rrobash dhe tekstilesh, duke e djegur atë. Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh. Dëshmitarët thanë se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit.

Lajme të tjera |  "Shqipëri e shtrenjtë..."/ Një foto e Edi Ramës në rrjetet sociale, zbulon fjalimin e fitores së mandatit të katërt

Shumë prej të plagosurve thuhet se kanë lëndime dhe mes tyre janë të paktën 25 fëmijë. Një dëshmitar okular i paidentifikuar tha se pa topa zjarri të mëdhenj, njerëz që bërtasin dhe vrapojnë kudo nga frika e shpërthimeve të tjera”.

Kryqi i Kuq i Kenias tha në mediat sociale se ekuipazhet ishin “duke luftuar pa u lodhur me flakët”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us