Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

‘Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.’- njofton policia.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us