Shpërthim me tr*tol në një lokal në Vlorë/ autori me maskë, u filmua nga kamerat e sigurisë

Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (8 dhjetor), ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Lokali që ndodhet në zonën e në Lungomares në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Ende nuk ka asnjë informacion për autorët

Njoftimi i policië:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us