POLONI– Qeveria e Polonisë thuhet se ka penguar hetimin ndërkombëtar për shpërthimet dhe rrjedhjet e mëvonshme në tubacionin e gazit natyror Nord Stream në Baltik. Tubacionet nënujore Nord Stream që lidhin Rusinë me Gjermaninë u shpërthyen në shtator 2022. Që atëherë, ka pasur dhe vazhdojnë të jenë hetime nga palë të ndryshme, megjithatë ato nuk kanë arritur në një përfundim për burimin që i shkaktoi ato.
Disa zyrtarë perëndimorë iu referuan rrjedhjeve të Nord Stream si “akte të qëllimshme sabotimi” që buronin nga Moska, por nuk ishin në gjendje të verifikonin qartë se këto “sulme” ishin për shkak të përfshirjes ruse. Danimarka ka konfirmuar, përmes dokumenteve fotografike, se në prill 2023 një anije ruse SS-750 u gjet pranë vendndodhjes së tubacioneve të sabotuara Nord Steam.
Nga ana e tyre, burime të inteligjencës britanike i thanë gazetës Times menjëherë pas shpërthimeve se Rusia dyshohet se qëndronte pas sulmit, ndërsa disa hetues gjermanë e lidhën atë me Ukrainën, duke akuzuar një ekuipazh ukrainas për kryerjen e sabotimit. Ukraina, nga ana e saj, ka mohuar çdo përfshirje.
Ndërkohë, burimet i thanë WSJ-së se ata besojnë se sulmi ka origjinën në Poloni, duke shtuar se qeveria polake ka hezituar të japë informacion për hetuesit dhe ka fshehur informacione të tjera. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ata pranuan se nuk kishte asnjë provë konkrete që lidhte qeverinë apo zyrtarët polakë me shpërthimet, duke vënë në dukje se ngurrimi i autoriteteve polake për të bashkëpunuar me hetimin ishte një burim dyshimi.