Shpërthimi në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, GJKKO liron sipërmarrësin

GJKKO ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjinin, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet në magazinën ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, dhe humbën jetën babë e bir.

GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për 5 zyrtarët e bashkisë dhe IMT-së.

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme kërkoi rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Tashmë ai do të lirohet me vendim të GJKKO.

Lajme të tjera |  Rrëzohet helikopteri në Itali: Tri viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Lirohet nga burgu
1-Leonard Gjini, ndërtues

Të pezulluar nga detyra
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us