Shpëtoi një gol të sigurt ndaj Anglisë, kapiteni Berat Gjimshiti reagon pas sfidës

Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje ndaj Anglisë mbrëmjen e djeshme me shifrat 2-0. Kualifikueset e Kupës së Botës për kuqezinjtë nisën me një humbje ndaj një fuqie të madhe si “Tre Luanët”.

Shumë prej lojtarëve të Shqipërisë kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale pas disfatës së “Wembley”. Lojtari i radhës që ka reaguar në Instagram është kapiteni, Berat Gjimshiti.

“Faleminderit të gjith tifozet per mbështetjen”, shkruan 32-vjeçari në llogarinë e tij personale. Rikujtojmë se Gjimshiti shpëtoi një gol të sigurt nga Harry Kane në pjesën e parë me një ndërhyrje vendimtare.

Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us